slider_img_7.png1 

Kompania Ital Granit sh.p.k është Shoqëri Aksionare me Përgjegjësi të Kufizuar e themeluar më 01.08.2009 në qytetin e Prizrenit nga dy aksionarë, Armend Shala dhe Arben Zulfalari. Veprimtaria kryesore e kompanisë Ital Granit Sh.p.k është përpunimi i gurit dekorativ (Granitit-Mermerit).
Kompania Ital Granit Sh.p.k në fillesat e saja kishte në dispozicion një hapsirë prej 7 ari, ndërsa në në vitin 2012 kompania posedon një hapsirë prej 34 ari magazinë, hapsirë përpunumi 380 m2, hapsirë administrate 100 m2, dhe showroomin e saj.

Organogrami

Drejtori Ekzekutiv: Armend Shala
Administratori: Edona Bajrami


Vizioni & Misioni

Vizioni dhe Misioni ynë është ai i një kompanie të suksesshme, që operon me standart, me cilësi dhe ndershmëri për realizimin e projekteve të cilat i marrim. Përmes standartit cilësisë dhe seriozitetit kompania jonë sjell në treg një produkt dhe shërbim unik në llojin e tij. Intuita dhe vendosmëria e lartë udhëheqin punën tonë e cila finalizohet me sukses vetëm falë profesionalizmit të stafit dhe teknologjisë më të avancuar të kohës. Kultura dhe fryma e punës brenda kompanisë bënë të mundur identifikimin tonë në tregun e Kosovës si një kompani e orientuar ndaj klientit duke i ofruar atij një cilësi unike të produkteve të gurit dekorativ dhe shërbim të shpejtë e të besuar.
Kompania jonë nuk lodhet së dëgjuari sugjerimet, idetë dhe kritikat e klientëve dhe partnerëve tanë. Puna jonë bazohet tek përkushtimi ndaj klientëve dhe këshillimi hap pas hapi drejt zgjedhjeve ideale në të mirë të nevojave që ata kanë.Mision tjetër i kompanisë Ital Granit Sh.p.k është hapja e vendeve të reja të punës.